Kryetari Aliu vizitoi ambientet e reja të Shkollës Digjitale në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal i Arsimit, z. Afrim Llabjani dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit, z. Albion Sherifi vizituan ambientet e reja të Shkollës Digjitale në Ferizaj, ku u mirëpritëm nga themeluesi i saj Prof. Veton Qerimi.

Me këtë rast, kryetari Aliu pa nga afër punën mbresëlënëse të të rinjve, një institucion ky që po përgatit suksesshëm qindra të rinj për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative, kodimin e programeve të ndryshme që sjellin jo vetëm shërbime të avancuara për klientët por edhe qasje të re e novative në përdorimin e teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëri i të rinjëve në vendimmarrjen lokale

Në Ferizaj ka nisur punëtoria dyditore “Zëri i të rinjve në vendimmarrjen lokale”, organizuar nga …