Strategjia për ish-krerët e UÇK-së nis të marrë formë, por partitë vonojnë me emrat

Qeveria ka nisur formimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. VV-ja dhe PDK-ja ende nuk i kanë caktuar përfaqësuesit, ndërsa LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën. Nisma e Qeverisë së Kosovës për hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në Apel në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur të marrë formë, por përbërja e grupit punues ende nuk është plotësuar me emrat e të gjitha partive politike. Pas vendimit për themelimin e këtij mekanizmi, subjektet politike po përcaktohen për përfaqësuesit që do të marrin pjesë në hartimin e strategjisë, e cila lidhet me fazën e ardhshme të procedurave gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se diskutimet e brendshme për përzgjedhjen e përfaqësuesit janë ende në vazhdim. Deputetja Arbërie Nagavci ka paralajmëruar se propozimi pritet të dërgohet më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer: Asociacioni vetëm pas eliminimit të kërcënimeve ndaj sovranitetit

Eksperti amerikan ka theksuar se pranimi i Asociacionit nga Kosova duhet të lidhet me eliminimin …