KQZ

Deri në orën 13:00,  në zgjedhje kanë marrëpjesë 16.11 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën. Nga këto të dhëna mësohet se deri në ora 13.00, në zgjedhje kanë marrë pjesë 16.11 për qind e votuesve.  Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13:00, kanë votuar 272 mijë e 177 qytetarë nga 2 milion e 25 mijë e 105 votues të regjistruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  njofton se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thenë se sot është një moment i mirë …