Dëshmitari i 20-të tha para trupit gjykues, se Albin Kurtin e adhuron, por jo Adem Demaçin, sepse ai nuk e kishte pritur në zyre

Në seancën e sotme, në gjykimin kundër   Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari i 20-të është pyetur për takimin me Adem Demaçin dhe Albin Kurtin. Avokati i Thaçit,  Gregory Kehoe e ka pyetur atë kur kishte shkuar bashkë me persona tjerë për të takuar Demaçin dhe se a kishte folur edhe me Kurtin si asistent i Demaçit, raporton “Betimi për Drejtësi”.  Kurtin e adhuroj sot se është një kryeministër shumë i mirë, por nuk kam pas muhabete me Kurtin as me Demaçin. Demaçi nuk na ka pranuar se e diti situatën, se kush jemi, nuk na ka pranuar, është përgjigjur dëshmitari. Kur është pyetur për marrëdhënien e tij me Kurtin, përgjigja ka qenë me përmbajtje të redaktuar, por veç kësaj, dëshminë e këtij dëshmitari e ka karakterizuar pjesa e përmbajtjes së redaktuar në pothuajse tërë dëshminë e tij. Dëshmitari gjatë kësaj seance ka pohuar se të afërmit numër 1 dhe numër 2 kanë paguar serbët që mos ta fusnin të afërmin numër 2 në burg dhe po ashtu i afërmi numër 1 kishte qenë i përfshirë me fshatarët tjerë për të ditur sa para donin serbët që mos t’i merrnin në burg.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …