Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues, në Hagë, tha se krerët e UÇK-së janë çlirimtarët e Kosovës

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues,  në Hagë,  tha se krerët  e UÇK-së janë çlirimtarët e Kosovës.  “Këta që i keni arrestuar e kanë çliruar Kosovën, këta kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë çlirimtare. Këta na kanë mbrojtur nga gjenocidi që e ka bërë shteti i Serbisë, si mos t’i vlerësojmë. Këta janë vlera e kombit tonë, këta janë vlera e jetës tonë në liri, këta janë çlirimtarët tanë. Prandaj jo vetëm këtu, por 100 herë do ta them  këtë,  sepse janë vlerë dhe këta njerëz janë në këtë gjykatë, e cila për fatin e keq është bërë qesharake, seëse kanë ardhë me sajesa të cilat i ka bërë Shërbimi Sekret Serb”, tha dëshmitarja Hadergjonaj.  Ndërkohë kryetarja e trupit gjykues ka reaguar  dhe ka deklaruar se nuk e lejon ta quajë qesharake, Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …