Dëshmori Afrim Gashi është dekretuar me urdhrin “Hero i Kosovës”

Në 19 vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Afrim (Sadri) Gashi nga Krysheci i Skenderajt. Në akademinë përkujtimore të mbajtur me këtë rast, familjes së dëshmorit i është dorëzuar urdhri i Presidentit “Hero i Kosovës” kushtuar dëshmorit Afrim Gashi.

Në këtë ngjarje përkujtimore para të pranishmëve për veprën e dëshmorit kanë folur Nënkryetarit i Skenderajt Fadil Nura, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari dhe ish-Kryetari i Skenderajt Ramadan Gashi.

Në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, urdhrin “Heroi i Kosovës”, familjes Gashi ia ka dorëzuar Ismail Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale …