Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese e ka dekoruar dëshmorin e kombit Faruk Kamer Elezaj në 21 vjetorin e rënies heroike të tij për liri më Urdhrin “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë për lirinë e vendit. Dekorata i është dhënë familjarëve të heroit të kombit. Faruk Elezi ishte shembull për të gjithë ata që besuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe lirinë e këtij vendi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.

