Nga 25 deri me 28 maj 2019 shënohet 20 vjetori jubilar i fillimit të Operacionit "Shigjeta DO-2" dhe luftimeve në Pashtrik

Nga 25 deri me 28 maj 2019 shënohet 20 vjetori jubilar i fillimit të Operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik

Nën patronatin e kryetarit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi shënohet 20 vjetori i Operacionit “Shigjeta DO – 2” dhe luftimeve në Pashtrik. Aktivitet fillojnë me 25 maj 2019 me vizitën e veteranëve të Operacionit “Shigjeta-DO-2” në Krumë të Shqipërisë me qëllim të falënderimit për kontributin që Republika e Shqipërisë, me konkretisht Kukësi me rrethinë ka dhënë në luftimet në këtë operacion. Nisja bëhet në orën 9:00 me autobus nga parkingu tek Pallati i Rinisë në Prishtinë. Me 26 maj 2019 në orën 11:00 veteranët e Operacionit “Shigjeta-DO-2” bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me 27 maj 2019 në orën 10:30 veteranët e Operacionit “Shigjeta-DO-2” bëjnë homazhe tek vendi i rënies së dëshmorëve në Pashtrik. Nisja e veteranëve bëhet nga fshati Plane i Hasit në orën 9:00, kurse në orën 12:00 po aty mbahet manifestimi qendror. Ndërsa me 28 maj 2019 në orën 17:00 mbahet Akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Nga 25 deri me 28 maj 2019 shënohet 20 vjetori jubilar i fillimit të Operacionit "Shigjeta DO-2" dhe luftimeve në Pashtrik

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …