Dështon në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete

Dështon në votim Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është votuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, edhe pse dy herë u hodh në votim. Në këtë Komision deputetët nuk patën vërejtje për projektligjin por megjithatë ai ka dështuar që të votohet për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj ka thënë se në Projektligj janë paraqitur 15 amendamente. Ai ka thënë se asnjë amendament nuk ka qenë në kundërshtim me kushtetutën. Komisioni ka diskutuar edhe propozimin e Vetëvendosjes për  plotësimin e ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e cila po ashtu nuk është miratuar nga anëtarët e komisonit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …