leoni

Dhjetëra emigrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë

Dhjetëra emigrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë derisa po bënin përpjekje për ta kaluar detin Mesdhe e për të arritur në Evropë, njofton Radio Evropa e Lirë. Duke cituar të mbijetuarit e kësaj tragjedie, kjo agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara njofton se nga 86 personat në anije, 61 prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën gjatë përballjes së anijes me dallgë të fuqishme që kanë shkaktuar përmbytjen e saj. Në mesin e viktimave ka pasur edhe shumë fëmijë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, viktimat e incidentit të fundit janë nga Nigeria, Gambia, dhe disa vende tjera afrikane. Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij vitit, numri i personave që kanë humbur jetën duke u munduar ta kalojnë detin Mesdhe ka arritur në dy mijë e 200 viktima.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …