Albin Kurti

Zyrtarja e lartë e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka përgënjeshtruar kryeministrin, Albin Kurti

Zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka përgënjeshtruar kryeministrin, Albin Kurti. Ajo ka shkruar se pretendimet e kryeministrit Kurti se për 17 vite të qeverive tjera janë ndërtuar 4 çerdhe ndërsa vetëm gjatë tri viteve të qeverisjes së tij janë ndërtuar kaq çerdhe, janë të pavërteta. “Është për të ardhur turp, kur një kryetar partie, që është edhe kryeministër, prezanton të pavërteta dhe elemente propaganduese në fjalime përmbyllëse. Kurti sot i tregonte partisë së tij, se si për 17 vjet ishin ndërtuar vetëm katër çerdhe në Kosovë, e qeveria sot i paska ndërtuar katër çerdhe për tri vjet. Me një hulumtim të thjeshtë, me të dhëna të MASHT-it, mund të verifikohet se, që nga viti 2003 e deri në vitin 2020, janë ndërtuar 17 çerdhe e jo katër çerdhe. Në fund, jo që 17 çerdhe janë mjaft për Kosovën e atyre viteve, por më e rëndësishme është të thuhen TË VËRTETAT dhe t’i japim fund MASHTRIMIT të qytetarëve me numra të pa qenë” ka shkruar mes tjerash, zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …