Nga një sulm i armatosur i forcave ajrore izraelite, janë vrarë dhjetëra palestinez. Sulmi është bërë në një shkollë në Gazën qëndrore ku strehoheshin të zhvendosurit palestinezë. Të paktën 30 persona të strehuar në një shkollë vajzash në Deir Al-Balah u dërguan në spitalin Al Aqsa dhe u shpallën të vdekur pas një sulmi që ushtria izraelite tha se kishte si objektiv një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit që përdorej për ruajtjen e armëve dhe planifikimin e sulmeve. Shtatë nga të vrarët ishin fëmijë njofton Zëri i Amerikës. Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e një pjese të një zone humanitare në Gazë përpara një sulmi të planifikuar Khan Younis.
Kontrolloni gjithashtu
Përplasje institucionale: Vjosa Osmani sfidohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për KQZ-në
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës për ta shpallur të papranueshme kërkesën e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
