leoni

AME: Pas të reshurave të shiut gjendja me zjarret paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri

Dhjetëra zjarre brenda pak orëve anekënd vendit

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se brenda pak orëve, janë raportuar dhjetëra zjarre anekënd vendit. Kjo agjenci ka njoftuar se gjatë një periudhe të shkurtër prej gjashtë orësh, nga ora 14:00 deri në 20:00, janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri në të gjithë territorin e Kosovës. Prej tyre, 15 janë ende aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar dhe kontrolluar. Gjendja më e rëndë është regjistruar në fshatin Dumnicë, në Komunën e Besjanës ku po bëhen përpjekje të mëdha për shuarjen e tij. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve

Richard Grenell: Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Riçard Grenell ka vlerësuar se ish presidenti i …