Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë thirrje që të ndalohet shkyçja e bizneseve nga energjia

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë thirrje që të ndalohet shkyçja e bizneseve nga energjia. Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent. “Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet

Nga të dhënat e Klinës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet se …