Dhurata Hoxha zotohet për bashkëpunim e koordinimin me Zyrën Administrative për Dhomat e Specializuara

Dhurata Hoxha zotohet për bashkëpunim e koordinimin me Zyrën Administrative për Dhomat e Specializuara

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein. Në takim, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara,  informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Dr.Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administrative, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit. Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …