Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti këtë javë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit, i akuzuar për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë. Por, ndryshe nga periudhat e Rambujesë dhe Vjenës, kur ekzistonte unitet transatlantik dhe bashkërendim politik për zgjidhje konkrete, sot mungon gatishmëria për kompromis, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ish-diplomati Ylber Hysa tha se Kosova dhe Serbia kanë humbur një rast të rëndësishëm për përparim drejt marrëveshjes finale, pikërisht në kohën kur ekzistonte konsensus i gjerë perëndimor për këtë proces. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte refuzues në vazhdimësi, por edhe zoti Kurti, me qëndrimet e tij të ngurta, arriti ta degradojë pozicionin diplomatik të Kosovës. Sipas tij, Kurti u tregua hezitues për të ndërmarrë hapa vendimtarë në dialog, duke u frikësuar se çdo kompromis do të sfidonte imazhin e tij politik si lider kundërshtues ndaj procesit të negociatave. Ai paralajmëroi se ngërçi aktual në dialog mund të zgjasë, jo vetëm për shkak të qëndrimeve të palëve, por edhe për mungesë të nxitjes reale ndërkombëtare. Ai shtoi se ndryshimet e mundshme në administratën amerikane, me rikthimin e Donald Trump dhe emrave si Richard Grenell, mund të krijojnë pasiguri të reja për Kosovën. “Nuk e dimë saktësisht si do t’i qaset administrata Trump çështjes së Kosovës. Ka arsye që Prishtina të jetë nervoze, sepse mund të përballet me përpjekje për imponimin e ndonjë zgjidhjeje të shpejtë”, tha Weller.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
