Në një intervistë për “Epokën e Re”, kryesuesja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës. Zonja Tahiri mendon se procesi ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit. Ministrja Tahiri ka folur edhe për ndërtimin e murit ilegal në veri. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për largimin me shumë kujdes të këtij muri. Pavarësisht se në të gjitha bisedimet politike dhe teknike në Bruksel, pala e Kosovës ka lëshuar pe sa herë që nuk është pajtuar Serbia, Edita Tahiri gjithnjë humbjet faktike i pa paraqitur si fitore, duke i mundësuar Serbisë realizimin e të gjitha objektivave për rikthim në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
