Digjen rreth 15 hektar me pyje afër Damanekut të komunës së Malishev

Të enjten një zjarr ka përfshirë malet afër Damanekut të komunës së Malishevës, ku ka djegur rreth 15 hektar sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri. Zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e tyre. Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje. Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që ka kapluar këto male. Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje. “Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …