Digjet edhe një veturë zyrtare

Një tjetër veturë zyrtare, pronë
e Ministrisë së Mjedisit, është dëmtuar nga persona ende të panjohur. Rasti i
thyerjes së xhamit të kësaj veture zyrtare në Prishtinë, është raportuar në
Polici nga personi që e përdorte veturën, thuhet në raportin 24 orësh të
Policisë së Kosovës. Rastet e dëmtimeve të veturave zyrtare, në muajt e fundit,
janë rritur dukshëm. Madje, një numri të madh të tyre iu është vënë flaka nga
persona ende të panjohur për Policinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …