Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: Paradokse të Qeverisë së Kosovës

Gjatë këtyre javëve të fundit jemi njohur me dy vendime të Qeverisë së Kosovës. I pari ka të bëjë me shpërblimin me nga 10.000 Euro  familjet e të dënuarve të ngjarjes së Kumanovës, nga gjykata tendencioze e Maqedonisë; ndërsa vendimi tjetër, ai i akordimi të pensionit prej 230 Euro i gati 20 mijë femrave të dhunuara nga policia, paramilitarët dhe ushtria e Serbisë gjatë periudhës së Luftës Çlirimtare të Kosovës, në vitet 1998-1999.

Motivet se ku bazohet Qeveria e Koalicionit e drejtuar nga Ramush Haradinaj i di Ajo, anëtarët e kabinetit të saj dhe ata që i kanë propozuar. Por, cilido person që mendon me mendjen e vet, dhe jo me mendjen e partisë që simpatizon apo është anëtar i saj, kur thellohet dhe i analizon me gjakftohtësi këto vendime, natyrisht i lind edhe pyetja që më lindi edhe mua kur I dëgjova këto vendime: Çfare kontributi dhanë këta burra e gra (apo vajza) për Kosovën dhe popullin e saj që të shpërblehen në këtë mënyrë? Cila është sakrifica e tyre sublime që ata bënë për Kosovën?

Le t’i marrim me radhë.

Shpërblimi nga Qeveria e Kosovës për pjesëmarrësit në ngjarjen e Kumanovës, të datës 9 Maji 2015, ku 10 prej tyre humbën jetën, (por që nuk dua futem në hollësirat e asaj ngjarje pse ndodhi dhe si ndodhi), kërkon të na thotë se këta persona i ka dërguar me mision në Maqedoni kjo Qeveri. Lutem, ma kundërshtoni.

Zotërinjtë Ramush Haradinaj dhe të gjithë ata që e kanë miratuar atë vendim mendoj se janë nisur nga ndjenja humane, për t’u ardhur sadopak në ndihmë familjeve të tyre. Por kjo ka edhe anën tjetër kompromentuese të Qeverisë së Kosovës që thashë më lartë. Gjë që institucionet ndërkombëtare, bazuar në këtë vendim të Qeverisë, të drejtuar nga z.Ramush, me të drejtë mund të shprehen nesër se Kosova nxit dhe shpërblen terrorizmin.

Duam apo nuk duam ne, institucionet ndërkombëtare, për të marrë atë vendim do të bazuar në vendimet e Gjykatës Speciale të Maqedonisë, e cila i dënoi ata djem e burra për terrorizëm. Dhe kjo akuzë, nëse bëhe prj tyre, do të bëhet për papjekuri dhe faj të Qeverisë së Kosovës. Dhe nuk mund të gjesh asnjë argument për t’ua kundërshtuar këtë akuzë.

Pse e them këtë? Sepse nuk dëgjuam asnjëherë që Qeveria e Kosovës të kishte dërguar avokatët e saj zyrtarë në mbrojtje të këtyre djemve që u dënuan. Madje, kjo Qeveri dhe ato para kësaj, nuk bëni as atëherë e as këtë radhë asnjë lloj mbrojtje publike për të bindur opinionin shqiptar e atë botëror se këta djem e burra u dënuan padrejtësisht. Kështu që, në heshtje, Qeveia e Kosovës me këtë vendim akuzon veten e saj si inspiruese e atij veprimi që ndodhi në Kumanovë.

Duke shpërblyer këta persona që shkuan e luftuan në Kumanovë, (përse shkuan e dinë fare mirë ata dhe Qeveria që i shpërbleu), na jepet e drejta t’i kujtojmë Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës se po veprojnë me dy standarte. E themi këtë, pasi në radhët  formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rreshtuan qindra vullnetërë nga Shqipëria në përgjigje të thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të saj e më pas edhe të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës. Pse nuk i shpërbleu Kosova familjet e këtyre vullnetarëve nga Shqipëria që disa prej tyre dhanë edhe jetën, por përkundrazi, në bashkpunim me qarqe të caktuara të institucioneve shtetërore të Tiranës, burgosën disa e u pushuan edhe familjarët nga puna, dhe Qeveritë e Kosovës bënin sehir! Por jo vetëm që nuk i shpërblyen këto familje, si në rastin në fjalë, dhe vetëm pas 15 vitesh u kujtua t’u lidht një pension prej 170 Euro. Por edhe këtë e kanë bërë me diferncime. Për shembull, autori i këtij shrimi, edhe pse ka qenë një prej drejtuesve krysorë të asaj lufte dhe oficeri që mbajti bashkëveprimin luftarak me Aviacionin e NATO-s ende nuk pasqyrohet në listat e kësaj Qeveri si pjesmarrës i asaj lufte, po ashtu edhe djali i tij! Diferencimet të diskreditojnë., të lënë pa autoritet moral.

Për sa i përket pensionimit të femrave shqiptare të përdhunuara nga pushtuesit serbë, edhe në këtë rast nuk mund t’i japim do të përgjigje se në çfarë ligji të Kosovës por edhe ata ndërkombëtarë është bazuar Qeveria e drejtuar nga z. Ramush Haradinaj, që i shpërblen në këtë mënyrë?! Që ato femra janë viktima të atij terrori shtetër të Serbisë, këtë as që nuk e  kundërshtojmë aspak, sepse është fakt. Nuk po diskutoj se janë 20 mijë apo 10 mijë. Këtë e dinë institucionet kompetente të Kosovës, por diskutojmë Pse-në e dhënies së këtij pensioni. Që këto femra kanë nevojë për përkrahje e mbështetje morle dhe materiale, është më se e domosdoshme, por kurrësesi të pensionohen me një pension që është 35,3% më i lartë se pensioni i veteranëve e veteraneve të asaj lufte çlirimtare. Madje edhe ky pension veteranëve u është dhënë me kushte. Ky është një paradox.

Por kemi edhe paradoksin tjetër. Janë 400 femra kosovar pjesëmarrëse me armë në dorë në formacionet e  Ushtrisë Çlirimtare, dhe ato janë pensionuar me 17 Euro në muaj. I lutem kësaj Qeverie të na shpjegoi se kush nga këto dy palë femrash meriton shpërblim më të lartë, ato që shkuan vullnetarisht për të dhënë edhe jetën për çlirimin e Kosovës, apo këto zonja që qëndruan në shtëpi, në pritje të lirisë që do t’ua sillnin këto 400 luftëtaret me shokët e tyre?

Qeveria e Kosovës e ka detyrë e të drejtë që t’u vijë në ndihmë asaj kategorie të turpëruara, por jo në këtë mënyrë. Ajo mund t’u afroi shkollime falas, specializime të ndryshme, punësime apo dhënie kredish financiare me interes, ndërsa atyre grave që kanë lindur fëmijë si rrjedhojë e ati përdhunimi, po, mund t’u lidhi një ndihmë sociale për rritjen  dhe edukimin e fëmijës. Ndërsa për pensionim të atyre apo dëmshperblim, Qeveria e Kosovës duhet të hedhë në Gjyq Ndërkombëtar Shtetin e Serbisë. Ajo është e detyruar që të paguajë masakrimin e bërë.

Me të drejtë, disa bashkëluftëtarë më patën shkruajtur në fejsbook, duke më pyetur se sa nga këto femra u masakruan e u vranë duke kundërshtuar përdhunimin e tyre? Nuk dimë deri tashti asgjë të tillë.

Me këtë rast po i kujtoj lexuesit një tregim të Gi dë Mopasan, i titulluar “Zonjusha FiFi”, nofkë kjo e një oficeri gjerman. Ngjarja zhvillohet kur Gjermania pat pushtuar Francën në L. Parë B. Oficeri FiFi, në shoqëri me disa oficerë të tjerë gjermanë dhe po aq prostitute franceze, në pije e sipër, para se të shkonin për flirt, ngriti dollinë dhe tha: “Tonat janë Fracca dhe gjithë gratë e Francës!” Në fillim prostituta e ulur në gjunjët e tij heshti, se ishte turbulluar nga pija dhe nuk i kuptoi mirë fjalët e tij; pastaj, – shkuan shkrimtari – pasi mori vesh se ç’deshi t’i thoshte, u ndez nga zemërimi dhe ia priti: “Për mua?! Për mua thua? Unë s’jam grua: unë jam kurvë; ju prusianët nuk meritoni gra më të mira”, dhe rrëmbeu në tryezë një thikë të vogël argjendi, dhe po aq shpejt, sa në fillim s’e vuri re asnjeri, ia nguli në grykë, mu në gropëzën ku fillon kraharori”. Dhe kuptohet që oficerët e tjerë gjermanë e vranë francezen.

A kemi pasur qoftë edhe vetëm një akt të tillë nga këto 20 mijë shqiptarkat tona, qoftë edhe me një shpullë e jo me thikë? Nëse do ta kishim një akt të tillë, ajo ia vlente jo vetëm pension, por edhe të shpallej heroinë e Kosovës.

E solla këtë shembull të thjeshtë, për të mos shkuar te rasti heroik i femrave shqiptare, kur, p.sh., 100 vajza krutane pranuan të hidheshin nga shkëmbi i Vajës, (për këtë rast e ka marrë edhe emërtimin se u hodhën me ulërima), e të mos shkonin në haremin e Saulltanit; apo rastin e labes Maro Konde, që u hodh nga shkëmbi duke marrë me vete edhe turqit që donin ta përdhunonin, por që historia jonë njeh shumë raste të tilla.

Me këtë rast i kujtoj Qeverisë së Kosovës, se nga Shqipëria patëm një vajzë heroinë, Rajmonda Maleçka e quajnë, e cila në kulmin e rinisë, la familjen në Tiranë dhe erdhi e shoqëruar nga Abeja dhe shokët e tij e luftoi në Kosovë, në Nënzonën e Rekës së Keqe, dhe Qeveria e Kosovës nuk deshi t’i jepte as statusin e veteranes, por iu desh disa vite që ta merrte këtë status, duke bredhur sa në një institucion në tjetrin.

Le të shërbejë ky shkrim për t’i tërhequr vëmendjen zotit Ramush Haradinaj, që të jetë më vigjilentë e të mos bjerë më në këta lloj qorrsokakë.

 

Tiranë, 17.11.2017

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Djalë petrit si Bardhok Biba nuk lind më Mirëdita

Ndue Preng Gjeta: Kur përmend Bardhok Bibën, laje mirë gojën o Sali gjakatari

Edhe nga ballkoni ku ndodhet në “arrest shtëpie”, “NON-GRATA” Sali Berisha e hodhi helmin, për …