Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Diplomati amerikan, Eduard Xhozef, ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë lidhur me Kosovën

Diplomati amerikan, Eduard Xhozef,  ka deklaruar se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën. Ai për mes një postimi ka thënë se vetëm Serbia është ajo e cila mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur.  Mirëpo Kosova  mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët vendorë por është Beogradi ai që marrëveshjen e bën të pamundur. Kjo ndodh  përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën dhe në këtë rast Serbia ka avantazh. Dhe nuk ka asnjë nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë, pikërisht atë të ekspozuar në lokalitetin Banjska të Zveçanit,  në veri të Kosovës. Në vend se të zgjidhej  problemi, ai  përfundoi në qorrsokakun e Beogradit, ka saktësuar, ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …