Diplomati i njohur i Danimarkës, Peter Sorensen pritet të emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati danez me përvojë të gjatë në Ballkan, Peter Sorensen, pritet të marrë edhe zyrtarisht postin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vendimi është marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe tashmë është dërguar për miratim te vendet anëtare. Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët është thënë me këtë rast. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mos fillimin  e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …