Diplomoi gjenerata e parë e mësimit dual

Në IAAP “Faik Konica” në Ferizaj diplomoi gjenerata e parë e nxënësve të përfshirë në mësimin dual, i cili kishte filluar tre vite më parë. Përmes kësaj forme moderne të mësimit, nxënësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi profesionale përmes përvojës praktike në kompani, duke u përgatitur më mirë për tregun e punës.

Vlen të theksohet se 65% e nxënësve që kanë qenë pjesë e praktikës profesionale në ndërmarrjet bashkëpunuese kanë pranuar oferta për kontrata pune, të cilat do të realizohen pas moshës 18-vjeçare.

Ky rezultat dëshmon bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet shkollës dhe sektorit privat, si dhe ndikimin pozitiv të arsimit dual në përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Të diplomuarit e parë janë edhe në dy shkolla të tjera profesionale që kanë qenë të përfshira në mësimin dual: IAAP “Zenel Hajdini” dhe IAAP “Pjetër Bogdani”.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …