Diplomojnë në Turqi dy inxhinierët e fluturimit të FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi

Diplomojnë në Turqi dy inxhinierët e fluturimit të FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit bënë të ditur Ministria Mbrojtjes në një njoftim. “Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, sot nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin ‘Inxhinierë të Fluturimit’. Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor. Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së. Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …