NATO

Disa medie në Serbi: Shqiptarët e Kosovës kanë filluar ta realizojnë aspiratën e tyre ushtarake me inkuadrimin në NATO

Disa medie në Serbi shkruajnë se shqiptarët e Kosovës kanë filluar ta  realizojnë aspiratën e tyre ushtarake, pasi nga muaji mars i këtij viti  ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Ajovës Gazeta serbe “Politika” shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane. Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO. Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë amerikane për herë të parë, duke shtuar se,  krejt kjo është një arritje e madhe për FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …