Disa nga shkollat po i keqpërdorin nxënësit duke i detyruar të bartin në duar figura politikanësh si Glauk Konjufca e Vjosa Osmani

Disa nga shkollat po i keqpërdorin nxënësit duke i detyruar të bartin në duar figura politikanësh si Glauk Konjufca e Vjosa Osmani

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkollat e Prishtinës kanë organizuar aktivitete për nder të kësaj dite. Disa nga nxënësit e këtyre shkollave kanë vizituar Kuvendin e Kosovës, por ajo që bie në sy është se të gjithë nxënësit  mbajnë në duar fotografi të udhëheqësve të vendit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe të kryetares Vjosa Osmani, raporton “Epoka e re”. Fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta. Ky aktivitet po shihet si keqpërdorim i fëmijëve për çështje politike, si në kohën e komunizmit. Një veprim  të tillë nuk do të duhej ta lejonin drejtorët e këtyre shkollave të kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Andrej Plenkoviq kritikon BE-në: Sulmin terrorist në Banjskë e injoroi sikur të mos kishte ndodhur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesë të reagimit serioz ndaj …