Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe Natyra Kuçi, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi janë liruar nga mbajtja në arrest

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarët: Natyra Kuçi, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi janë liruar nga mbajtja në arrest. Lajmin për mediet e  ka konfirmuar PSD-ja. duke saktësuar se  ende nuk janë liruar aktivistët Nol Nushi e Genc Sherifi. Kreu dhe anëtarët e PSD-së u arrestuan të hënën në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku zhvilluan një aksion përmes së cilit kërkuan nga ZRRE-ja ta publikojë vendimin për rritje të energjisë.  Dardan Molliqaj, Natyra Kuçi, Teuta Rrusta e Frashër Krasniqi u mbajtën  në arrest  për 48 orë, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”. Ndërkaq Nol  Nushi e Genc  Sherifi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të organizuar nga PSD-ja më 29 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …