Gjykata Speciale

KMDLNJ: Zyra Prokurorit të Gjykatës Speciale i ka fshehur deklaratat shfajësuese për krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas publikimit të lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i ka treguar gjykatës dhe mbrojtjes dokumente që mund të ishin shfajësuese. Sipas KMDLNJ-së, karshi kësaj deklarate të avokatit të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory W.Kehoe, është dashur të reagojnë edhe institucionet e Kosovës. Në seancën e fundit mbi ecurinë e çështjes, avokatët e Hashim Thaçit  kanë vënë në pah se Prokurori fshehu provat shfajësuese në formë të deklaratave që i kishin dhënë më parë, Daan Everts , ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, Bujar Bukoshi ish – kryeministër i Kosovës në ekzil dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit e që ishin në favor të të akuzuarve dhe të mbrojtjes. As gjykatësi i procedurës paraprake, Nikollas Giu nuk reagoi për këtë fshehje të provave shfajësuese ndërsa Prokurori i Specializuar këtë e arsyeton me mbrojtjen e dëshmitarëve. Kundër këtij veprimi diskriminues të Zyrës së Prokurorit dhe Gjykatës Speciale nuk pati asnjë reagim institucional nga Kosova e as nga shoqëria civile. Viktimat kërkojnë duan dhe meritojnë drejtësi përmes një procesi gjyqësor të ballafaqimit të fakteve por askush përmes heshtjes nuk ka të drejtë të shkel parimin e prezumimit të pafajësisë e që në rastin konkret edhe po bëhet përmes komprometimit të një procesi gjyqësor. Nëse jeni i privuar nga liria kjo nuk nënkupton se jeni të privuar nga të drejtat që iu takojnë si të privuar nga liria, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …