Aleksander Vulin thotë se Serbia nuk do luftë por Ramush Haradinaj po nxit konflikte në Ballkan

Qeveria e Serbisë, në Beograd ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo e njeh Pavarësinë e Kosovës

Qeveria e Serbisë, në Beograd  ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës. Ministria e Mbrojtjes serbe publikoi një deklaratë nga ministri Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi presidentët boshnjakë dhe kroatë të Bosnjës se ai do të mbështeste pavarësinë e Republikës Serbe nëse ata mbështesnin atë të Kosovës. Kërcënimi vjen në të njëjtën ditë pas një votimi të pasuksesshëm të presidencës trepalëshe të Bosnjes mbi njohjen e Kosovës. Prej disa vitesh përfaqësuesit boshnjak dhe kroatë të presidencës kanë lobuar pro pavarësisë së Kosovës por gjithnjë janë bllokuar  nga përfaqësuesit serb në Presidencë. Edhe kësaj radhe, Milorad Dodik, kryetari i Republikës serbe në Bosnje, votoi kundër. Vulin kritikoi udhëheqësit boshnjakë dhe kroatë të presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe Zhelko Komshiç, për votimin pro pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …