leoni

Disa serbë vendorë kanë protestuar ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit të organizuar nga Serbia

Disa serb kanë protestuar ndaj vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për moslejimin e  mbajtjes në Kosovë të referendumit të organizuar nga Serbia. Gjatë fjalës para protestuesve në pjesën veriore të Kosovës, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ju ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, shteteve të QUINT-it dhe akterëve tjerë ndërkombëtarë që t’ju japin serbëve në Kosovë të drejtën e votës. Ai paralajmëroi më tutje se zgjedhjet e organizuara nga Serbia më 3 prill, do të mbahen në të gjitha sferat në Kosovë dhe theksoi se nuk do të lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë. “Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme” theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq por pa saktësuar se përse e ka fjalën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …