leoni

Diskutohet për logot e institucioneve kulturore të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, këtë të premte ka organizuar konsultim publik për logot e institucioneve kulturore, dekoratave, medaljeve dhuratave dhe çmimeve. Në hapjen e këtij konsultimi publik nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se procedura e logove të institucioneve kulturore ka shkuar përmes procedurës së prokurimit për dizajnimin e logove dhe ndarjen e çmimeve tradicionale, sa i përket institucioneve të kulturës. Ndërkaq drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, ka thënë se Komuna e Ferizajt, shumë kohë më parë ka procesuar tenderin për këtë çështje dhe janë përcaktuar edhe paramasat për të gjitha këto logo. Arbër Gashi nga kompania “Asixon” nga Prishtina, para të pranishmëve ka paraqitur edhe logon e Teatrit të Qytetit “Adriana”, logon e Bibliotekës komunale “Sadik Tafrashiku”, logon e Arkivit Historik”, logon e “Muzeut të qytetit”, logon e Muzeut të Kujtesës”, logon e “Galerisë së Arteve” si dhe logon e “Kinemasë së Re” të qytetit. Po ashtu janë prezantuar edhe medalja me mbishkrimin e bifurkacionit të lumit Nerodime, medalja e heroizmit “Hyrë Emini”, medalja “Nderi i qytetit”, mirënjohjet si dhe çelësin e qytetit për qytetar nderi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takoi shkrimtaren vitiase Flutura Azemi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim mikpritës, shkrimtaren e …