Dita Botërore e Mjedisit shënohet sot edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme nga institucionet qëndrore e lokale

Dita Botërore e Mjedisit shënohet sot edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme nga institucionet qëndrore e lokale

Sot është Dita Botërore e Mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të OKB-së. Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta edhe në Kosovë, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …