leoni

Pal Lekaj

Ministri Lekaj: SHBA-të dhe UÇK-ja ka kohë që i kanë shuar ëndrrat e ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka reaguar ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, duke e rikujtuar atë se Kosova është sovrane në tërë territorin e saj. “Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm. Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-në, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …