Brickos

Ditë e dhimbjes dhe e krenarisë për fshatin, Ribar i vogël

Ditë e dhimbjes dhe krenarisë 18/04/1999 për fshatin tonë, Ribar i vogël

Të nderuar bashkëvendas të fshatit Ribar i vogël

Ju njoftoj se është marrë vendim nga Këshilli i Fshatit, që sp me datën 18 Prill 2020, përkujtimet dhe homazhet nuk do të mbahen si zakonisht. Ky vendim është marrë konformë situatës dhe masave restriktive të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit dhe  të cilat ne nuk mund ti shkelim meqë përveq rrezikut nga sëmundja,  do pasonin edhe dënimet monetare, në çfarëdo lloj grupimi të mundshëm. Siç jeni të njoftuar, tashmë edhe për furnizimet e nevojshme për secilën familje, me masat ne fuqi mund të dal vetëm një person nga familja, për të kryer furnizimet dhe atë në kohën e caktuar, në bazë të numrit të letërnjoftimit, sipas instruksioneve nga Institucionet. Deri në vendimet e radhës, mbetet që t’i përmbahemi këtyre rregullave në mënyrë që mos të jemi ne ata të dënuarit për mos respektim të masave.
Fshati ynë ka dhënë kontribut përgjatë periudhave të ndryshme, duke u kthyer kështu në një fshat nga ku burojnë vlera dhe vyrtyte të larta, si në aspektin intelektual ashtu edhe në atë luftarak dhe rezistues.
Përgjatë luftës së fundit në Kosovë, ushtria  policia kriminale serbe, vrau civil të pafajshëm në shtëpitë e tyre, pa dallim moshe dhe pa dallim gjinie. Ata nuk kursyen plakun dhe as fëmiun, i vranë pa dallim!
Ne kemi dhimbjen që na përciellë gjithmonë, për ata që nuk janë më në mesin tonë, kjo dhimbje rritet akoma më shumë, tani kur në datat e caktuara për homazhe ne nuk jemi aty. Është dhimbje që do na përcjellë gjatë gjithë jetës.
Të dashur bashkë vendas ne do të ruajmë shëndetin tonë, do të respektojmë rregullat dhe masat e parandalimit të virusit, që të mund ti përkujtojmë martiret , brez pas brezi, pra ne përveq tjerash edhe për nderë të tyre që u flijuan, do ruajmë shëndetin tonë dhe të familjarëve të viktimave të luftës.
Asnjë martir  nuk do të harrohet kurrë, gjithmonë do të jenë në kujtimet tona, për aq kohë sa ne kemi jetë.
Me dhimbje dhe respekt, përfaqësuesi i fshatit, Nysret Kelmendi!

Kontrolloni gjithashtu

Është vetë dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin vrasje e mbetur në  tentativë 

PK: Është vetë dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin vrasje e mbetur në tentativë

 Gjakovë, 16 prill 2024  Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një …