Brickos

Ditëlindjen e 79-të të patriotit dhe intelektualit Ukshin Hoti e ka shënuar edhe Universiteti i Prizrenit që mban emrin tij

Ditëlindjen e 79-të të patriotit dhe intelektualit krushjan, Ukshin Hoti e ka shënuar sot edhe Universiteti i Prizrenit që mban emrin tij. Me këtë rast ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili bëri homazhe para shtatores së Ukshin Hotit në oborrin e këtij universiteti, po ashtu Arkivi i Kosovës ka hapur ekspozitën “Bëje ose vdis!” që i kushtohet jetës dhe veprës së tij. Vizitor i ekspozitës në hapësirën e universitetit ishte edhe kryetari Latifi, ku ka pa nga afër materiale të shumëllojshme nga krijimtaria dhe veprimtaria e atdhedashësit Ukshin Hoti, fati i të cilit nuk dihet nga 16 maji i vitit 1999. Kryetari Latifi e ka falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), bashkëvendësin e tij, Bedri Zyberaj, për angazhimin dhe punën profesionale në mbledhjen dhe sistemimin e materialeve të shumta arkivore për hapjen e ekspozitës, e cila është shfaqur edhe në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Ukshin Hoti është një fenomen që ngërthen në vete një kompleks vlerash intelektuale, kombëtare dhe humane. Mendja e tij e mprehtë është e papërsëritshme dhe si e tillë ishte bërë jashtëzakonisht kërcënuese për pushtuesin serb. Trashëgimia intelektuale dhe veprimtaria atdhetare e Ukshin Hotit duhet t’i shërbejë përgjithmonë popullit shqiptar drejt zhvillimit dhe përparimit deri në bashkim.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …