leoni

Ditën e parë të vizitës në Amerikë, Ramush Haradinaj e filloi në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e ka filluar në Departamentin Amerikan të Shtetit,  në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai  ka shkruare se në takim ka folur për arritjet e deritanishme të Kosovës si shtet, dhe ato përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës. Haradinaj ka kërkuar që të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO. Në takimin me z. Escobar u dëshmua mbështetja e pa rezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi.  Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pa ndalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë, ka saktësuar  Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …