Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka qëndruar për një vizitë në Shqipëri, me ç’ rast ka biseduar me krerët më të lartë të vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili vizitoi Tiranën ka deklaruar se  ai është një prej mendjeve më të mprehta në arenën ndërkombëtare”. Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka shpërndarë Rama, së bashku me disa fotografi nga takimi. Këto marrëdhënie, tanimë, janë shndërruar në një partneritet strategjik – me Ankaranë dhe Tiranën zyrtare të angazhuara për më shumë bashkëpunim. Pikërisht për këtë arsye Shqipëria u vizitua nga ministri i Jashtëm i Turqisë  Hakan Fidan, i cili zgjodhi Tiranën për të nisur rrugëtimin  e tij katër ditor që vijon me vizita në Rumaninë dhe në  Bullgarinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ministri turk, Hakan Fidan bisedoi edhe  me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, dhe kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …