Dje në Varshavë të Polonisë, dhjetëra mijëra protestues i kanë thonë jo Bashkimit Evropian

Dje në Varshavë të Polonisë, dhjetëra mijëra protestues i kanë thonë jo Bashkimit Evropian

Dje në Varshavë të Polonisë, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së grupeve nacionaliste, duke marshuar me rastin e ditës së pavarësisë së vendit. Marshuesit thërrisnin “Zot, nder, atdhe!” dhe “jo, Bashkimit Evropian!”, duke mbajtur pishtarë dhe ndezur fishekzjarre. E gjithë zona u mbulua me një re tymi ku dominonin ngjyrat e kuqe dhe të bardha kombëtare. Një grup më i vogël protestuesish këndonin  himnin italian të rezistencës antifashiste. Marshimi i ditës së pavarësisë ka ardhur duke u rritur në përmasa që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi erdhi në pushtet në vitin 2015. Partia ka bërë thirrje për një ringjallje të vlerave nacionaliste dhe katolike si dhe për një refuzim të liberalizmit perëndimor. Më 11 nëntor, polakët shënojnë fundin e Luftës së Parë Botërore, e cila ishte gjithashtu fundi i 123 viteve të pushtimit nga Rusia cariste, Prusia dhe perandoria Austro-Hungareze.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: “17 shkurti i 2008-s, dita më e ftohtë dhe njëkohësisht më e ngrohtë e një shekulli për Kosovën”

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën historike të …