DKRS në Ferizaj është përgatitur për fillimin e “Ditëve të Kulturës”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Ferizajt edhe këtë vit ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e “Ditëve të Kulturës”.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Naim Feratit, për 10 ditë sa do të zgjasin “Ditët e Kulturës”, janë paraparë aktivitete të shumta kulturore.

“Siç dihet në muajin qershor organizohet manifestimi tradicional “Ditët e Kulturës”, ku këtë vit në këtë manifestim janë planifikuar  një numër i madh i aktiviteteve kulturore,  ku janë përfshirë të gjitha sferat e kulturës në komunën e Ferizajt dhe me gjerë. Besoj që kjo ngjarje kulturore e cila do të zgjat nga data 2 deri me 12 qershor do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët ferizajas për dashamirët e kulturës dhe krijuesit ferizajas, sepse do të kenë mundësi të përcjellin këto aktivitete që janë të kualitetit shumë të lartë,  ku do të performojnë shumë emra të njohur të skenës, kulturës, artit dhe besoj që do të jetë mundësi për të gjithë neve,  sepse edhe një herë të dëshmojmë që Ferizaj është qytet i kulturës, përkundër vështirësive financiare që kemi”, ka thënë drejtori Ferati.

U bë e ditur se “Ditët e Kulturës” do të fillojnë nesër me një ekspozitë kolektive të artit pamor, ku do të merr pjesë edhe qendra kulturore “Asa” nga Tirana.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …