DMSHSHP, hartoi tri dokumente me rendësi për komunën e Deçanit

Kryetari  i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka prit në takim Drejtorin e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni dhe Shefen e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca Gentiana Mazrekaj. Në këtë takim të përbashkët ata diskutuan lidhur me situatën në komunën e Deçanit sa i përket dëmeve të shkaktuara nga vërshimet ditëve të fundit. Në këtë takim të përbashkët janë dorëzuar tri dokumente me rendësi nga ky sektorë.

– Raporti nga vlerësimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në komunën e Deçanit në vitin 2020/2021.

– Plani-Pikat më vërshuese nga të reshurat atmosferike ne territorin e komunës së Deçanit si dhe gjendja e urave në tersi dhe

– Plani –Objektet e vjetra që paraqesin rrezik për qytetarët nga shembja në territorin e Komunën së Deçanit.

Këto tri dokumente janë të një rëndësie të veçantë për komunën e Deçanit për çka edhe vet kryetari Ramosaj i falënderoi për punën dhe angazhimin e këtij sektori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …