Do të bëhet dëmshpërblimi i bujqve për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

Kryetari i komunës së Rahoveci Smajl Latifi, i ka njoftuar bashkëqytetarë, se pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës së Rahovecit dhe falë një pune të palodhshme nga personeli dhe zyrtarët e përfshirë nga DBPZHR në Rahovec, të cilët në koordinim të plotë me Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve nga Ministria e Bujqësisë, sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar Vendimin për Kompensim për bujqit e dëmtuar të komunës nga fatkeqësitë natyrore, në gushtin dhe shtatorin e vitit 2022. Edhe pse me vonesë, duke u angazhuar së bashku në një proces të vështirë, vlerësojmë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të bujqve tanë. Dua të falënderoj Ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci, për angazhimin dhe ndihmën që ka ofruar në këtë proces. Uroj që këto mjete sadopak t’u dalin në ndihmë bujqve tanë, pas humbjeve që kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore! Ju falënderoj për durimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj gjatë kësaj periudhe. Së bashkë, për një të ardhme më të mirë për komunën tonë dhe bujqit tanë! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti: Vitia po krijon hapësira të shumta sportive për të rinjtë

Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që …