Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ai ka thënë se nuk ka asnjë të zënë me ëunë me mbiemrin e tij në ndonjë ministri. Kurti ishte pyetur nëse kishte koment në lidhje me emërimin e Rilind Gërvallës, aktivist i Vetëvendosjes si drejtor televizioni në RTK dhe u shpreh se ishte kryeministri i vetëm mbiemri i të cilit nuk ndodhej në ndonjë ministri tjetër. Deputetja Daorsa Xhelili përmes një postimi ka reaguar duke thënë se rehatimi i mbështetësve dhe përfshirja e tyre në afera milionëshe amnistohet pasi nuk e kanë mbiemrin Kurti. A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të LV-së, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti. Më tutje, ajo e ka pyetur kryeministrin Kurti, shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhtarë? Varret e gjyshërve e babagjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke, ka shkruar ajo.
