leoni

Dojçe Vele e akuzon Serbinë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë

Dojçe Vele e akuzon Serbinë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë

Publiku në Serbi në një farë mënyre është mësuar me hapat dramatike dhe spektakolare të pushtetit serb, shkruan Deutsche Welle, dhe saktëson se në intervalet e rregullta kohore publiku në Serbi ngrihet në këmbë për shkak të sikur thuhet “komploteve të ndryshme kundër pushtetit dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilët gjoja se përveç shteteve fqinje merr pjesë edhe faktori i jashtëm”. Andaj, edhe situata me Maqedoninë mund të merret si edhe një shfaqje tashmë e parë, shkruan kjo gazetë. Tërheqja e diplomatëve serbë nga Maqedonia fqinje në publikun serb po interpretohet si përgjigje në dy veprime të qeverisë maqedonase, përgjimi dhe përcjellja e diplomatëve serbë dhe përkrahja e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Për të krijuar një “mister spiunazhi”, u angazhua ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili i ka paralajmëruar zyrtarët maqedonas se “ata dinë gjithçka, çfarë kanë vendosur, çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …