Dokumentar: Masakra e Kotlinës

Dokumentar – Masakra e Kotlinës

24 mars 1999 Autor:

Ahmet Qeriqi

 

Ankthi filloi në orën shtatë e gjysmë të mëngjesit, të mërkurën me 24 Mars 1999. Kjo ishte një befasi e tmerrshme. Ata që kishin mbetur në Kotlinë ishin shokuar kur ushtria serbe kishin vërshuar fshatin e tyre të përgjumur me tanket dhe automjete të blinduara. Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe në sulm ishin përfshirë edhe njësitë e forcave speciale. Ata ishin të uniformuar me fytyra të maskuara, nga të cilat shiheshin vetëm sytë dhe hundët pjesërisht. Lehtazi mund të dalloheshin se ata ishin nën ndikimin e alkoolit. Me shpejtësi të rrufeshme , ushtarët dhe policët në pjesën e sipërme të fshatit, tubuan 35 burra duke i rrahur dhe duke i shqelmuar në të gjitha pjesët e trupit. Pas një kohe relativisht të shkurtër, pasi dukej se ishin ngopur me rrahje dhe ofendime të tjera këtë grumbull burrash e larguan nga fshati në drejtim të pyllit për një gjysmë kilometri. Vraponi” urdhëroi një prej eprorëve ushtarak! ”Vraponi sa të mundeni” u përsërit urdhri dhe të gjithë u lëshuan me vrap Serbët grumbulluan njerëzit tjerë në fshat. Ata ndanë gratë, fëmijët dhe burrat në dy grupe. Gratë dhe fëmijët i ngarkuan në kamionë . Një i ri pesëmbëdhjetë vjeçar iku dhe u fsheh në xhami duke vështruar nga aty ndodhitë e asaj dite. Tre njerëz u mbytën atë ditë dhe tërë fshati digjej flakë. Epilogu i tërë kësaj barbarie ishte 25 persona të vrarë, 22 prej tyre të zhdukur pa shenjë

Kontrolloni gjithashtu

Grupi i Recakut - Sahide Metushi

Grupi i Recakut – Sahide Metushi