Doli nga botimi libri “Studime për folklorin e Krahinës së Bytyçit” me autor Dr. Skënder Demaliaj. Ky është libri i njëzet e pestë i tij.
Në këtë botim trajtohen këngët historike të krahinës së Bytyçit, si dhe Bjeshka e Sylbicës në këngët e bytyçasve. Komentet, analizat dhe përfundimet shoqërohen me tekstet e këngëve, një pjesë e të cilave botohen për herë të parë.
Libri përfshin gjithashtu një shkrim për Murat Pacin, i njohur si folkloristi i parë në Malësinë e Gjakovës.
Për përgatitjen e këtij libri është shfrytëzuar një bibliografi e pasur nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe materiale nga fondi i Institutit të Kulturës Popullore të Shqipërisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
