Donacione të shumta për shkollat e Komunës së Ferizajt

Tri shkolla në Komunë e Ferizajt, kanë fituar donacione të ndryshme nga organizata ndërkombëtare por edhe nga Ministria e Arsimit.

Shumë shpejt pritet të fillojë renovimi i shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj, falë një donacioni të që ka dhënë zyra amerikane në Prishtinë, donacion ky ne vlerë 400 mijë dollarë.

Sipas drejtorit të arsimit në Ferizajt, Muhamet Halili ky donacion ka rëndësi shumë të madhe për këtë shkollë sepse në një mënyrë behet një infrastrukture më e kompletuar për zhvillimin e mësimit.

“Është mbajtur mësimi edhe të shtunën në mënyrë që të lirohet objekti sa më parë, ndërsa shkolla  ekonomike, do të del në objektin e ri, ndërsa i gjithë stafi i shkollës “Jeronim de Rada” do të kalojë në objektin e shkollës ekonomike në mënyrë që do të fillojë renovimi i tërësishëm i këtij objekti. Ky donacion kap vlerën mbi 400 mijë dollarë ku besoj se do të jetë një shkollë me gjithë infrastrukturën  dhe do të ketë kushte shumë të mira në mënyrë që të zhvillohet procesi mësimor sa më mirë. Po ashtu kemi fituar edhe një donacion nga Agjencioni austriak,  projekti “Allep” në shkollën e mesme teknike në vlerë afër 100 mijë euro  do të jenë pajisje për këtë shkollë për drejtime të caktuar në mënyrë që nxënësit pjesën teorike ta zbatojnë edhe në praktike me pajisje  shumë moderne”, ka thënë drejtori Halili.

U tha se po ashtu komuna e Ferizajt ka fituar edhe një donacion tjetër nga Ministria e Arsimit për inventarizimin e çerdhes së re dhe palestrës sportive e cila funksion në kuadër të shkollës se mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili në një konferencë për gazetarë ka thënë se në shkollën e bujqësisë po vazhdon subvencionimi i nxënësve të kësaj shkolle me përpikëri ashtu siç ka qenë edhe marrëveshja.

“Po ashtu kemi bërë edhe subvencionimin e nxënësve të bujqësisë është përfolur që ne e kemi hequr projektin e planifikuar, mirëpo ky projekt është ridestenuar dhe po zbatohet me përpikëri nga drejtoria e shkollës së bujqësisë”, tha Halili.

U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen publike rezultatet e testit të maturës, për nxënësit e shkollave të mesme të Komunës së Ferizajt. Ndërsa u tha se tashmë është bërë edhe regjistrimi i nxënësve në dy gjimnazet si dhe në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj ku ka pasur një konkurrencë jashtëzakonisht shumë të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …