Donald Trump në Samitin e Hagës: Ndaluam Serbinë, Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë, deklaroi se administrata e tij kishte ndaluar një ndërhyrje të mundshme të Serbisë në Kosovë, duke ruajtur paqen në rajon. “Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte,” tha Trump, duke nënvizuar rolin e administratës së tij në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai kritikoi paraardhësin e tij, Joe Biden, për, siç tha, “vendime të gabuara” që kanë dëmtuar marrëdhëniet afatgjata mes Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtin fjalim, Trump u pyet për deklaratat e gjeneralit amerikan Dan Caine, i cili paralajmëroi se Rusia mund të ketë synime përtej Ukrainës. Ish-presidenti u përgjigj shkurt: “Është e mundur.” Sipas Trump, Vladimir Putin është i interesuar për t’i dhënë fund luftës. “E di që ai do të donte ta zgjidhte këtë çështje. Është rrëmujë për të,” tha ai, duke shtuar se së shpejti do të zhvillojë një bisedë direkte me presidentin rus për të shqyrtuar mundësinë e ndaljes së luftës. Ai shtoi se edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas tij, dëshiron përfundimin e konfliktit. Edhe pse nuk dha sqarime konkrete për Kosovën, Trump la të kuptohet se një rishikim i qasjes amerikane ndaj Ballkanit mund të jetë në horizont.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci dhe nënkoloneli Butler diskutojnë për operacionin Interflex, synohet zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me nënkolonelin Mike Butler, …