Specialja rrëzon mocionet e mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Gjykata speciale në Hagë kanë njoftuar se janë hedhur poshtë kundërshtimet e mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, lidhur me aktakuzën për administrimin e drejtësisë. Në njoftim thuhet se më 24 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Ekaterina , rrëzoi mocionet e paraqitura nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Fahri Fazliut, të cilët pretendonin se aktakuza e ndryshuar kishte mangësi. Gjykatësja i cilësoi të pabazuara të gjitha argumentet e mbrojtjes që lidhen me qartësinë, veçorinë dhe veçantinë e disa pjesëve të aktakuzës së konfirmuar. Ky vendim i fundit hap rrugën për vijimin e procedurave gjyqësore ndaj Thaçit dhe bashkë të akuzuarve të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …