Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Donald Trump: Sulmi i raportuar kimik në provincën Idlib të Sirisë “është fyerje për njerëzimin”

Sulmi, i cili ka ndodhur të hënën,në qytetin Idlib të Sirisë, ka lënë mbi 72 sirianë të vrarë mizorisht në mesin e tyre edhe 25 fëmijë. Duke folur në një konferencë për media në Uashington, së bashku me Mbretin Abdullah të Jordanisë, kryetari i Amerikës, Donald Trump tha se incidenti “nuk mund të tolerohet”. “Ai sulm mbi fëmijët ka pasur ndikim të madh në mua. Ka qenë një gjë e tmerrshme. E kam shikuar dhe nuk ka gjë më të keqe”, tha Trump. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e kriminelit alavit, Bashar al-Assad, për kryerjen e sulmit kimik në qytetin Khan Sheikhoun. Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë fajësuar kryengritësit.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e njërës prej pikave të marrëveshjes së Uashingtonit

Dash: Fokus në diplomacinë tregtare dhe klimën e investimeve

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë zhvilluar një takim me Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor …