leoni

Donatorët vazhdojnë ndihmat për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt

Sot fushatës për përkrahjen e familjeve në nevojë, në këtë kohë pandemie, iu bashkuan edhe Musa Gashi, pronar i fabrikës së miellit “Grunori” me 2500 kg miell dhe vëllai i tij me banim në Gjermani, Isa Gashi, me 2500 kg miell dhe 50 pako ushqimore. Në emër të tyre donacionin e dorëzoi, Kastriot Gashi. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, i ka falënderuar donatorët dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie. Një falënderim të veçantë kryetari Jashari e ka bërë për “Grunorin”, për menaxhimin efikas të situatës dhe furnizim të rregullt me miell për qytetarët e komunës së Skenderajt.

Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …